2.2 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Besa Ismaili pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në Abu Dhabi, nesër prezanton punimin “Arsimi si infrastrukturë paqeje…”

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Avancimin e një të Ardhmeje të Qëndrueshme (ICASF 2025) në Abu Dhabi, EBA, organizuar nën patronatin e Ministrisë së Tolerancës, shkëlqesisë së tij, Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan.

Ismaili ka bërë të ditur se nesër  do ta prezantojë punimin në këtë konferencë me titull: “Arsimi si Infrastrukturë Paqeje: Përparimi i Qëndrueshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes në Shoqëritë e Pasluftës”.

Njoftimi i plotë i Ismailit në Facebook:

E nderuar të marr pjesë në Ditën 1 të Konferencës Ndërkombëtare për Avancimin e një të Ardhmeje të Qëndrueshme (ICASF 2025) në Abu Dhabi, EBA, organizuar nën patronatin e Ministrisë së Tolerancës, shkëlqesisë së tij, Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan.

Sot u hapën kapituj të rinj të diskutimeve të thella, bashkëpunimeve domethënëse dhe ideve inovative të fokusuara në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për komunitetin tonë global.

Nesër do të prezantoj punimin tim në këtë konferencë: “Arsimi si Infrastrukturë Paqeje: Përparimi i Qëndrueshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes në Shoqëritë e Pasluftës” në sesionin “Transformimi i Arsimit për një të Ardhme të Qëndrueshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes.”

#icasf2025

Të ngjashme

Të fundit