-0.1 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Besa Ismaili përkujton katër medresantët që ranë dëshmorë së bashku me Mujë Krasniqin

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, profesoresha Besa Ismaili, ka përkrahur dëshmorët e kombit të cilët kanë rënë në altarin e lirisë së bashku me komandantin Mujë Krasniqi, përfshirë edhe katër medresantë.

Ajo ka thënë se rënia e tyre ka sjellë diell  për Kosovën e cila falë tyre frymon lirshëm.

“Fadili, Arbeni, Selimi dhe Abedini, të gjithë medresantë nga rrethi i Komunës së Shtimes, në 14 dhjetorin e acartë të 1998-tës, në shtigjet e Pashtrikut, ishin në grupin e 41 çlirimtarëve të udhëhequr nga Mujë Krasniqi, që ranë në pritë dhe u flijuan për lirinë tonë. Ata sollën diell për Kosovën tonë sot! Paçin lavdinë e sakrificës së tyre në përjetësi! Ky është linku për dokumentarin mbi jetën e tyre: https://youtu.be/PyPzVlI63Ic”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit