Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka takuar qytetarë, aktivistë dhe udhëheqës të kësaj partie në Komunën e Dragashit.
Ajo ka thënë se ka diskutuar për sfidat dhe mundësitë që ka ky rajon dhe rëndësinë e një qeverisjeje të fortë dhe vizionare për Kosovën nga e cila ky regjion do të përfitonte.
“Përherë nder dhe frymëzim të takoj njerëz të mrekullueshëm, udhëheqës dhe aktivistë të palodhur të PDK-së në Dragash.
Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që ka ky rajon dhe rëndësinë e një qeverisjeje të fortë dhe vizionare për Kosovën nga e cila ky regjion do të përfitonte. Me besim dhe përkushtim, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Dragashin dhe gjithë Kosovën! Besa Ismaili #41”, ka shkruar Ismaili në Facebook.