1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Besa Ismaili për vdekjen e gazetarit Osmani: Disa njerëz i kujtojmë për të mirën që kanë bërë, edhe nëse nuk i kemi takuar kurrë

- Advertisement -

Besa Ismaili e PDK ka kujtuar gazetarin Faton Ismaili i cili ndërroi jetë sot.

“Sot mora me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të një njeriu që, edhe pse nuk e takova kurrë personalisht, la gjurmë në mënyrën se si fjala ime u bë pjesë e debatit publik”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

Lamtumirë një njeriu të mirë

Sot mora me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të një njeriu që, edhe pse nuk e takova kurrë personalisht, la gjurmë në mënyrën se si fjala ime u bë pjesë e debatit publik.

Ai, publikonte shpesh opinionet e mia politike gjatë këtyre 4-5 viteve sa jam në politikë me vullnetin e tij, duke treguar përkushtim ndaj lirisë së shprehjes dhe hapësirës për mendimin e lirë.
Për këto arsye e vlerësoja jashtëzakonisht shumë!

Disa njerëz i kujtojmë për të mirën që kanë bërë, edhe nëse nuk i kemi takuar kurrë.

Sot, mbetëm pa një të tillë.

Zoti e mëshiroftë dhe shperbleftë!

Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të medies në Kosovë dhe më gjerë!

https://www.facebook.com/share/p/18gxSbbYFL/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit