Besa Ismaili e PDK ka kujtuar gazetarin Faton Ismaili i cili ndërroi jetë sot.
“Sot mora me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të një njeriu që, edhe pse nuk e takova kurrë personalisht, la gjurmë në mënyrën se si fjala ime u bë pjesë e debatit publik”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i plotë:
Lamtumirë një njeriu të mirë
Sot mora me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të një njeriu që, edhe pse nuk e takova kurrë personalisht, la gjurmë në mënyrën se si fjala ime u bë pjesë e debatit publik.
Ai, publikonte shpesh opinionet e mia politike gjatë këtyre 4-5 viteve sa jam në politikë me vullnetin e tij, duke treguar përkushtim ndaj lirisë së shprehjes dhe hapësirës për mendimin e lirë.
Për këto arsye e vlerësoja jashtëzakonisht shumë!
Disa njerëz i kujtojmë për të mirën që kanë bërë, edhe nëse nuk i kemi takuar kurrë.
Sot, mbetëm pa një të tillë.
Zoti e mëshiroftë dhe shperbleftë!
Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të medies në Kosovë dhe më gjerë!
https://www.facebook.com/share/p/18gxSbbYFL/