Home Opinione Besa Ismaili për ministrin Vitia: Sinjalizim i krimit të dyshuar shkon në prokurori jo në konferenca për shtyp

Besa Ismaili për ministrin Vitia: Sinjalizim i krimit të dyshuar shkon në prokurori jo në konferenca për shtyp

0
Besa Ismaili për ministrin Vitia: Sinjalizim i krimit të dyshuar shkon në prokurori jo në konferenca për shtyp

Opinion

Konferenca e sotme për shtyp e ministrit shumë herë të diskredituar të shëndetësisë, Arben Vitia, për të denoncuar një mashtrim të pretenduar të një operatori, flet shumë për qeverinë Kurti dhe luftën e rrejshme kundër korrupsion.

Duhet hipokrizi e madhe për të bërë këtë konferencë për shtyp, sepse ky ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, i ka bërë deri tani së paku katër mashtrime publike, për të cilat pata shkruar, nga karantinimi, shkeljet ligjore dhe kushtetuese deri te dezinformimi i opinionit publik gjatë pandemisë dhe dyshime të tjera të paadresuara.

Ministri Vitia është perfid (i pabesë) në këto denoncime, për disa arsye. E para, ngaqë ky sinjalizim i krimit të dyshuar në prokurori nuk kërkon mbajtjen e konferencave për shtyp, qartazi ka të tjerë mekanizma dhe instrumentë brenda institucioneve për të bërë këtë, siç vazhdimisht e kanë bërë dhe e bejnë institucionet. Dhe e dyta, në këtë ministri, gjatë gjithë kohës sa z. Vitia udhëheqte me të, ka patur shumë zhvillime me interes për publikun por për të cilat nuk ka pasur asnjë lloj informimi publik dhe as konferenca për shtyp. Në anën tjetër, qytetarët i kanë ende të freskëta aktrimet e tij në pesë vakte në konferencat për shtyp gjatë pandemisë deri në ditën kur humbi jetën i riu gjilanas.

Por, cili është qëllimi dhe mesazhi që ministri Vitia përpërlitej t’a përçonte sot para opinionit publik?
Atë të ministrit me integritet të pacënuar? Të qeverisjes me duar të pastra?
Too little, too late.
Shumë vonë, shumë e paktë. Të pamë, të provuam.

Exit mobile version