14.3 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Besa Ismaili për Arian Tahirin: Është koha t’i japim mundësinë një njeriu që e do qytetin si shtëpinë e tij

- Advertisement -

Ish-deputetja Besa Ismaili ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ismaili ka thënë se ndihet e nderuar të përkrahë një kandidaturë që, sipas saj, përfaqëson punën, përkushtimin dhe dashurinë për qytetin e Mitrovicës.

“Për qytetin tim të lindjes dhe të zemrës, unë mund të jem më e nderuar me një kandidaturë për qeverisjen e tij sesa me Arian Tahiri, kryetar i ardhshëm i Mitrovicës sime 💚⚒️. Ariani nuk është nga ata që flasin shumë, por nga ata që bëjnë. Nuk kërkon lavdi personale, por një të ardhme më të mirë për të gjithë,” ka shkruar ajo.

Ismaili ka theksuar se Tahiri e njeh çdo cep të qytetit dhe çdo zë të qytetarëve që kërkojnë ndryshim e punë të ndershme, duke ftuar mitrovicasit që nesër ta votojnë atë.

“Është koha t’i japim mundësinë një njeriu që e do qytetin si shtëpinë e tij. Prandaj nesër dil e voto #191PDK Arian Tahiri! ✅”, përfundon ajo.

Të ngjashme

Të fundit