Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 41, Besa Ismaili, gjatë takimit me qytetarët e Lipjanit, ka thënë se rina e palodhshme e kësaj komune përfaqëson vizionin e PDK-së dhe programin qeverisë të Bedri Hamzës.
Ismaili është zotuar se “do të ndërtojmë një Lipjan dhe një Kosovë që krenohet me të kaluarën dhe përqafon një të ardhme të ndritur!”
“Lipjani, toka e dëshmorëve të lavdishëm dhe grave të vyera e të pashoqe, meriton një të ardhme që ndërtohet mbi vlerat tona më të larta. Ky është vendi ku rinia e palodhshme përqafon vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programin qeverisës të Bedri Hamzës – një vizion që sjell shpresë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Së bashku, do të ndërtojmë një Lipjan dhe një Kosovë që krenohet me të kaluarën dhe përqafon një të ardhme të ndritur!”, ka thënë 41-shja e PDK-së për deputete.