Kandidatja për deputete e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, gjatë një tubimi në lagjen e Spitalit në Prishtinë është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili, ka thënë se e mbështet në plotni vizion dhe programin e liderit të PDK-së, Bedri Hamza.
“Si banore e Lagjes së Spitalit dhe kandidate për deputete, e ndjej si përgjegjësi personale që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të përkthehet në zgjidhje konkrete. Problemet e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe cilësisë së jetesës kërkojnë vëmendje dhe angazhim real. Në këtë rrugëtim, mbështes vizionin dhe programin zgjedhor të Bedri Hamzës, i cili ofron zgjidhje të qarta dhe të realizueshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Bashkë, përpara me dialog, besim dhe një program serioz”, ka thënë Ismaili në një postim në llogarinë e saj në Facebook.
#PDK130 #BedriHamza1 #besaismaili60






