2.4 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Besa Ismaili në lagjen e Spitalit: Mbështes vizionin dhe programin e Bedri Hamzës, ai ofron zgjidhje të qarta dhe të realizueshme

- Advertisement -

Kandidatja për deputete e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, gjatë një tubimi në lagjen e Spitalit në Prishtinë është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Ismaili, ka thënë se e mbështet në plotni vizion dhe programin e liderit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Si banore e Lagjes së Spitalit dhe kandidate për deputete, e ndjej si përgjegjësi personale që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të përkthehet në zgjidhje konkrete. Problemet e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe cilësisë së jetesës kërkojnë vëmendje dhe angazhim real. Në këtë rrugëtim, mbështes vizionin dhe programin zgjedhor të Bedri Hamzës, i cili ofron zgjidhje të qarta dhe të realizueshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Bashkë, përpara me dialog, besim dhe një program serioz”, ka thënë Ismaili në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

#PDK130 #BedriHamza1 #besaismaili60

Të ngjashme

Të fundit