Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, mori pjesë në Samitin e Dialogut Ndërfetar, i cili u mbajt në Doha të Katarit, pas dy vitesh ndërprerjeje nga pandemia.
Znj. Besa Ismaili, pas Samitit, ka shkruar: “Gjithmonë e gatshme të shpalos para tjerëve mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira nga Kosova, në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit”.
Postimi i znj. Besa Ismaili në rrjetin social:
Kisha nderin dhe kënaqësinë që sërish të marrë pjesë në Samitin e Dialogut Ndërfetar në Doha të Katarit, pas dy vitesh ndërprerjeje nga pandemia.
Gjatë dy ditëve pune sa zgjati ky Samit, liderë nga mbarë bota diskutuan dhe sollën përspektiva të ndryshme në temën bosht “Gjuha e Urrejtjes -Shtytësit, rreziqet dhe pasojat”
Në ditën e parë, kisha privilegjin për të kryesuar sesionin e dytë me nëntemën – Liria e Shprehjes – kontrolli dhe abuzimet, me diskutues akademikë dhe liderë komuniteti nga Italia, Austria, Sudani, Britania dhe Federata Ruse.
Gjatë punimeve në këtë sesion pata mundësinë që të flas edhe për rastin e Kosovës dhe rajonit, dhe gjenocidin që përjetuam si rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes që ishte instaluar shumë vite më parë.
Në samite si këto, natyrisht vlerë shtojnë edhe takimet e ndara me personalitete të ndryshme.
Gjithmonë e gatshme të shpalos para tjerëve mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira nga Kosova, në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.