Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë konferencën për Integritetin e Informacionit.
Me këtë rast, ajo ka falënderuar NDI Kosovo që ka krijuar platformën për reflektim dhe veprim!
Sot po marrë pjesë në konferencën për Integritetin e Informacionit – DISICON 9, një hapësirë e rëndësishme dialogu mbi etiken, zgjedhjet dhe ndikimin e teknologjive të reja.
Jam mirënjohëse për bisedat e hapura dhe të sinqerta me ekspertë dhe aktivistë, të cilët ndajnë të njëjtin vizion për një mjedis digjital më të sigurtë, më etik dhe më gjithëpërfshirës.
Faleminderit organizatorëve NDI Kosovo që krijuan këtë platformë kaq të vlefshme për reflektim dhe veprim!






