Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, së bashku me kryetarin e kësaj partie kanë takuar qytetarët e Fushë-Kosovës.
Besa e PDK-së ka thënë se Fushë-Kosova është vendi ku qëndron fuqia e njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Me vizion të qartë dhe angazhim të plotë, do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe krijimin e mundësive për të rinjtë tanë. Bashkë, mund të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të begatë për ne dhe brezat e ardhshëm”, ka thënë Ismaili.