Besa Ismaili e PDK-së, ka komentuar pjesëmarrjen e LDK-së dje në seancën e Kuvendit, ku u votua rezoluta kundër referendumit serb, shkruan Scanner.
Ismaili ka thënë se LDK po i shërben Albin Kurtit.
“LDK sillet se është me institucionet, e jo për individët. Por në fakt u shërben individëve, emrave të përveçëm, e assesi shtetit, unifikimit.
Këto pak vitet e fundit e kemi parë duke i shërbyer deri në pakuptimësi politike vetëm kryetarit të saj – Albin Kurtit! Shteti shtet. LDK-ja LDK”, shkruan ajo.
Kujtojmë se dje Kuvendi i Kosovës me kërkesë të kryeministrit Kurti ka votuar Rezolutën kundër referendumit serb, por në këtë seancë ka munguar PDK-ja./Scanner/