Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila votoi sot Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, duke ironizuar me rolin e saj si “parti institucionaliste”, shkruan Scanner.
“Lidhja Demokratike e Kosovës si e vetëquajtur institucionaliste nuk e shkel Kushtetutën.
Ajo si e tillë shkon #Përtej, bën hop dhe e kapërcen Kushtetutën tok me Gjykatën Kushtetuese.
Populizëm aksham pazari”, ka shkruar Ismaili.