6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Besa Ismaili: Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu!

- Advertisement -

Besa Ismaili, ish deputetja e PDK-së, në një opinion të saj, ka dalë me një ide interesante, me qëllim që të përmbyllë ciklin e fushatave linçuese dhe dezinformatave politike me të cilat është shërbyer ai dhe partia e tij deri më sot, raporton Scanner.

Vetëm kështu do të zinte hapësirën dialogu qytetar, i domosdoshëm në këtë moment vendimtar, ka shkruar Ismaili.

Deklarata e plotë e saj në fb:

Ka shpresë
U gëzohem momenteve shoqërore sikur ky #MeGanen kur bashkëqytetarët e mi, shumica sish, pozicionohen kundër gjuhës së urrejtjes, veçimit dhe praktikave përçarëse!
Mendoj se është momenti tani që edhe kryeministri Albin Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu dhe të përmbyllë përfundimisht ciklin e fushatave linçuese dhe dezinformatave politike me të cilat është shërbyer ai dhe partia e tij deri më sot.
Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të depolarizohej dhe shtensionohej.
Vetëm kështu do të zinte hapësirën dialogu qytetar, i domosdoshëm në këtë moment vendimtar.
Bëje kryeministër! Dil #MeGanen !
#BiniMeGanen

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit