0.3 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Besa Ismaili kritikon Qeverinë: Qytetarët nuk meritojnë propagandë, por institucione moderne dhe transparente

- Advertisement -

 

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione moderne, funksionale dhe të ndershme, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit fillon me dixhitalizim të vërtetë dhe transparencë të plotë.

Ismaili ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, bllokimin e mekanizmave institucionalë që garantojnë llogaridhënie.

Sipas saj, komisionet parlamentare, pyetjet parlamentare, raportet e auditimit dhe raportet ndërkombëtare janë injoruar nga pushteti, duke krijuar një klimë të mungesës së llogaridhënies.

“Fatkeqësisht, institucionet tona ende mbesin larg standardeve që meritojnë qytetarët. Qeveria ka zgjedhur t’i mbyllë sytë para çdo raporti kredibil që e sfidonte”, ka deklaruar Ismaili.

Ajo theksoi se dixhitalizimi i proceseve, publikimi i të dhënave dhe transparenca në çdo hap vendimmarrës janë elementët kyç për të luftuar korrupsionin. “Vetëm kështu luftohet korrupsioni, jo me premtime boshe”, u shpreh ajo.

Ismaili ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar atë më shumë si slogan elektoral sesa si mekanizëm juridik. Ajo tha se Administrata Tatimore e Kosovës tashmë ka kompetencat për të gjurmuar pasurinë e bizneseve dhe individëve, por se politikat fiskale kanë mbetur në vend numëro.

“Qytetarët meritojnë institucione moderne, funksionale dhe të ndershme – jo propagandë. Mjaft më!”, përfundoi Ismaili.

Postimi i plotë:

Qytetarët nuk merituan propagandë – ata meritojnë institucione moderne, funksionale dhe të ndershme

Lufta kundër korrupsionit nis me dixhitalizim të vërtetë dhe transparencë të plotë. Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës ende mbesin larg standardeve që qytetarët meritojnë. Komisionet parlamentare, pyetjet parlamentare, raportet e auditimit dhe raportet ndërkombëtare, por të gjitha këto mekanizma u injoruan, u bllokuan nga pushteti i krizave i z.Kurtit. Kjo qeveri kishte zgjedhur t’i mbyllë sytë para çdo raporti kredibil që e sfidonte.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për dixhitalizim të proceseve, publikim të të dhënave, dhe transparencë në çdo hap vendimmarrës. Vetëm kështu luftohet korrupsioni, jo me premtime boshe.

Sa i përket Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ajo po shërben më shumë si slogan elektoral sesa si instrument juridik funksional. Ndërkohë, ATK ka pasur e ka kompetenca për të gjurmuar pasurinë e bizneseve dhe të individëve. Por çfarë është bërë me politikat fiskale? Asgjë.

Qytetarët meritojnë institucione moderne, funksionale dhe të ndershme, jo propagandë.
Mjaft më!

#PDK130
#BedriHamzaKryeministër
#besaismaili60

 

Të ngjashme

Të fundit