Besa Ismaili e PDK-së ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim, ndërkaq, sipas saj, po mundohet të lavdërohet me uljen e shpenzimeve, shkruan Scanner.
“Sot qytetari, ende në përballje me pandemi, çdo gjë paguan më shtrenjtë për së pakut 10%, aq sa i ka shtuar tatimet kjo qeveri”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti2 po mundohet të lavdërohet me uljen e shpenzimeve. Në një ekonomi të varfër si kjo e Kosovës, ulja e shpenzimeve të qeverisë do të ishte lajm i mirë për qytetarët sikur edhe qytetarëve të u ishin ulur shpenzimet. Sot qytetari, ende në përballje me pandemi, çdo gjë paguan më shtrenjtë për së pakut 10%, aq sa i ka shtuar tatimet kjo qeveri.
Shto tatimet dhe ngrit çmimet sikur nuk janë në proporcion me uljen e shpenzimeve.
Ulja e shpenzimeve të një qeverie edhe sikur të ishte e vërtetë, [gjë që nuk është], nuk përbën kurfar lajmi të mirë për qytetarët që presin që këta qeveritarë të punojnë dhe të vyejnë diçka.
Nëse shikojmë performancën e kësaj qeverie, sa kanë punuar, sa dijnë të punojnë, atëherë edhe 2 € janë shumë! Në nivel vendor miliona dëme si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj qeveria, ndërsa dëmet e shkaktuara Kosovës në nivel ndërkombëtarë janë të pamatshme!
Krizat po na trokasin në derë!