8.5 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

Besa Ismaili kritikon pushtetin: A po ua konfiskoni qytetarëve edhe borxhet e minusat?

- Advertisement -

Ish- deputetja Besa Ismaili ka reaguarhttp://në Facebook ndaj paralajmërimeve për konfiskim të pasurisë që nuk përputhet me të ardhurat, duke e kthyer vëmendjen te gjendja e rënduar financiare e qytetarëve dhe kostoja e jetesës që vazhdon të rritet.

Ismaili ka ironizuar me masat e qeverisë, duke thënë se nëse shteti synon të konfiskojë çdo pasuri që nuk mbulohet me të ardhurat zyrtare, atëherë logjikisht duhet të merret edhe me “minusin” ekonomik të qytetarëve – borxhet që po rriten nga viti në vit.

Sipas saj, realiteti financiar i shumicës së familjeve në vend është krejt tjetër nga ai i pushtetarëve, të cilët jetojnë në komoditet, ndërsa qytetarët po përballen me kosto në rritje dhe të ardhura të pamjaftueshme.

“Populli tash e sa kohë ka më shumë shpenzime sesa të hyra. Ka më shumë obligime financiare sesa të ardhura. Prandaj, sipas kësaj logjike, ju duhet t’ua konfiskoni qytetarëve edhe borxhet, të cilat janë rritur pikërisht në kohën tuaj në pushtet”, ka deklaruar ajo.

Ismaili shtoi se shtrenjtimi i çmimeve, rrymës dhe produkteve bazike e ka bërë jetën e qytetarëve edhe më të vështirë, duke përdorur një metaforë të njohur politike:

“Qytetarëve nuk po u ecë vaji në tepsi si pushtetarëve, sepse është shtrenjtuar vaji dhe rryma. Tepsiat e tyre kanë mbetur edhe të zbrazëta edhe të ftohta.”

Reagimi i saj vjen në një kohë kur debati për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është intensifikuar, ndërsa kritikat ndaj qeverisë për rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e mbështetjes ekonomike vazhdojnë të shtohen.

Postimi i plotë:

Nëse pasuria që s’përputhet me të ardhurat konfiskohet, a po ua konfiskoni qytetarëve edhe borxhet dhe minusat?

Se populli prej kohësh ka më shumë shpenzime se fitime. Ma shumë dalje (obligime financiare) sesa të hyra, prandaj ju duhet me ua konfisku qytetarëve borxhet të cilat janë rritur me juve në pushtet!

Qytetarëve nuk po u ecë vaji në tepsi sikur pushtetarëve sepse është shtrenjtu vaji dhe rryma, dhe tepsiat kanë ngelë edhe të zbrazëta edhe të mërdhira!

Të ngjashme

Të fundit