7.2 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Besa Ismaili kërkon reagim të presidentes Osmani ndaj aktit të përdhosjes së Kuranit!

- Advertisement -

Anëtarja e PDK, Besa Ismaili, ka kërkuar reagim të Presidentes Osmani ndaj aktit të përdhosjes së Kuranit!

Në një postim nē Facebook, ajo ka thë ë se ky akt reezikon vlerat tona si shoqëri e civilizuar!

“Heshtja e institucioneve shtetëtore do të ishte pranim dhe normalizim i këtij akti ndjellakeqës!”, shkruan ajo.

Postimi i plotē:

Shqyerja dhe përdhosja e Kuranit, siç u videoraportua në medie, është një akt i neveritshëm, provokues dhe i papranueshëm që sulmon jo vetëm besimin fetar islam, por edhe besimet tjera, dhe mbi të gjitha vlerat tona si shoqëri e civilizuar.

Ky akt i indinjues është një kërcënim i rëndë për ndjenjat e besimtarëve, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë, duke rrezikuar stabilitetin dhe parimet demokratike mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë – Republika e Kosovës.

Kërkoj reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe institucionet përgjegjëse!

Heshtja ndaj këtij akti kriminal të paprecedentë në Kosovë, kaq të shëmtuar dhe ndjellakeqës për paqen në Kosovë, do të ishte e barabartë me pranimin dhe normalizimin e tij!

Kosova është dhe duhet të mbetet vend i lirive, respektit dhe bashkëjetesës, dhe liritë ideale janë ato liri që as nuk fyejnë dhe as nuk fyhen!

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit