Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 60, Besa Ismaili, ka thënë se “zjarri që bartim brenda vetes për drejtësi, për liri, për barazi, për të vërtetën, për Kosovën, për të ecur përpara dhe për ta bërë Kosovën më mirë, nëse nuk na djeg më shumë sesa zjarri i padrejtësisë, pabarazisë, shpifjeve, diskriminimit, mashtrimit dhe propagandës që na rrethon jashtë, ne nuk kemi gjasa të ngadhënjejmë”
“Të dashur të gjithë, zjarri që bartim brenda vetes për drejtësi, për liri, për barazi, për të vërtetën, për Kosovën, për të ecur përpara dhe për ta bërë Kosovën më mirë, nëse nuk na djeg më shumë sesa zjarri i padrejtësisë, pabarazisë, shpifjeve, diskriminimit, mashtrimit dhe propagandës që na rrethon jashtë, ne nuk kemi gjasa të ngadhënjejmë. E nëse nuk ngadhënjejmë, pastaj historia do të na injorojë, sikur që fare nuk mban shënim për gjenerata hipokritësh, sipërfaqësor e të padijshëm, politikanë pa bosht apo aktivizëm për syfaqësi”, ka shkruar Ismaili në Facebook.






