Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka goditur gjuhën seksiste të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilat thotë se janë shaka pa shije dhe gjuhës parlamentare.
Argumentet dhe kundërargumentet nuk duhet të bien nën hijen e shakave pashije gjatë ligjërimit parlamentar, opozitar në këtë rast, ka theksuar znj. Ismaili.
Postimi i saj:
Nuk i ka hije kryetarit të LDK-së që të përflas dhe të parafrazoj në Kuvend ato anekdotat seksiste të kafeneve për bjondet që duhet të hyjnë dy herë diku, për t’u vërejtur njëherë prania e tyre, me qëllim për t’u vetlavdëruar apo krekosur.
Shakatë e tilla janë dëmtuese më shumë për tallësin sesa për të tallurën. Argumentet dhe kundërargumentet nuk duhet të bien nën hijen e shakave pashije gjatë ligjërimit parlamentar, opozitar në këtë rast.