Kandidatja për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 60, Besa Ismaili është zotuar se do të angazhohet për penalizimin e femicidit.
Ajo ka thënë se “penalizimi i femicidit është një hap i domosdoshëm për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, përgjegjësi më të madhe penale për autorët dhe një ndryshim shoqëror afatgjatë kundër dhunës ndaj grave”
“Si kandidate për deputete, premtoj angazhimin për penalizimin e femicidit. Sepse femicidi nuk është thjesht një vrasje. Është vrasje për shkak të gjinisë.Është dështim i shtetit për të mbrojtur jetën e grave. Penalizimi i femicidit është një hap i domosdoshëm për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, përgjegjësi më të madhe penale për autorët dhe një ndryshim shoqëror afatgjatë kundër dhunës ndaj grave”, ka thënë Ismaili.
#PDK130
#BedriHamza1
#besaismaili60






