Kandidatja e PDK-së për deputet me numrin 60, Besa Ismaili, ka bërë thirrje që në zgjedhjet e së dielës të votohen gratë kandidate për deputete.
Ajo ka kërkuar që të mbështeten gratë që janë të pavarura, të përgatitura dhe të dëshmuara në jetën publike.
“Ftesë qytetarëve për të mbështetur gratë kandidate, zëra të pavarur, të përgatitur dhe të dëshmuar. #PDK130 #BedriHamza1 #besaismaili60”, ka thënë Ismaili.






