Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili, ka falënderuar aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen për zgjedhjet e së nesërme.
Nëpërmjet një videoje, Ismaili ka thënë se “Mbështetja juaj, puna vullnetare, zëri dhe besimi juaj ishin forca që e mbajtën gjallë këtë angazhim!”.
“Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve më qëndruan pranë në këtë rrugëtim fushate. Mbështetja juaj, puna vullnetare, zëri dhe besimi juaj ishin forca që e mbajtën gjallë këtë angazhim! Bashkë. Përpara”, ka thënë Ismaili.






