Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Dragash.
Ajo ka thënë se qytetarët e Dragashit janë bashkuar me Bedri Hamzën dhe PDK-në për një Kosovë të fortë dhe zhvilluar.
“Me respekt për traditën, vizion për të ardhmen, me dashuri për njerëzit që e mbajnë gjallë, me Bedri Hamzën kryeministër, u bashkuam në komunën e Dragashit për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Ismaili në profilin e saj në Facebook.






