14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Besa Ismaili: Debati parlamentar për pabarazinë gjinore i heshtur dhe servil

- Advertisement -

Besa Ismaili e PDK ka komentuar debatin që u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës për barazinë gjinore, shkruan Scanner.

Sipas saj, në një parlament, ku vetëdija mbi gjinorën është e duhura dhe lidershipi politik i grave bollshëm i guximshëm, pyetjet që i parashtroi Ramush Haradinaj, do t’i kishte parashtruar vet kryetarja e Grupit të Grave, apo një nga deputetet e shumicës, që kreun e qeverisë e ka nga rradhët e veta!

Postimi i plotë:

Në seancën parlamentare, e ftuar nga Grupi Joformal i Grave, ku po debatohet pabarazia gjinore, kryetarja e këtij grupi i del në mbrojtje kryeministrit,[krejt pa nevojë], stereotipizon tutje debatin në përpjekje për të ngulfatë kritikën për mungesën e rezultateve nga qeveria për të korrigjuar pabarazitë, e cila qeveri shumicën e votueseve i kishte gra!

Në një parlament, ku vetëdija mbi gjinorën është e duhura dhe lidershipi politik i grave bollshëm i guximshëm, pyetjet që i parashtroi Ramush Haradinaj, do t’i kishte parashtruar vet kryetarja e Grupit të Grave, apo një nga deputetet e shumicës, që kreun e qeverisë e ka nga rradhët e veta!

Ky do të ishte heroizmi për të korrigjuar pabarazinë dhe kërkuar llogaridhënien. Heroizëm ky i munguar edhe sot. Mungesë kjo që thyen shpresën se do të jemi më mirë mes nesh.

Sa ilustrativ aq edhe dëm është ky shans i sotëm politik i lëshuar nga gratë deputete për të çuar kritikën gjinore në nivel tjetër!

Pabarazia gjinore apo sociale do luftëtare të guximshme dhe të artikuluara.

Heshtja, servilizmi dhe kalkulimet politike nuk e bëjnë ndryshimin e shumëkërkuar!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit