7.4 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Besa Ismaili: Albin Kriza flet e mendon veten si Robin Hudi

- Advertisement -

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, bazuar në deklarimet e fundit të kryeministrit Kurti për energjinë elektrike, ka thënë se ai që nuk e di është vet kryeministri, shkruan Scanner.

Sipas saj, kryeministri nuk e din sa është numri i serbëve që ka popullzuar veriun e Kosovës për këto dy vite sa është në pushtet.

“Albin Kriza flet e mendon veten si Robin Hudi. Flet për barazi, dhe mungesën e politikave e zëvendëson me plaçkitje të qytetarëve, luftë sektorit privat dhe kontroll të publikes. Por harron se Kosova nuk është Mali Shervud!”, shkruan Ismaili, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Ai që nuk e di është vet kryeministri

Kryeministri nuk e din sa është numri i serbëve që ka popullzuar veriun e Kosovës për këto dy vite sa është në pushtet.


Dhe nuk është fjala për sërbë të zhvendosur por serbë nga Serbia që në veriun e Kosovës e gjejnë parajsën. Ai nuk e di se sa shpenzojnë ata. Ai vetëm di të paguaj fatura pa ditur sa janë ato fatura e as të kujt janë!

Ai nuk e din as sa shqiptarë janë atje. Nuk e din që ata shumicën e kohës kanë reduktime të mëdha, dhe kur ndodhë të ketë rrymë e kanë të dobët shumë dhe edhe për atë paguajnë!

Është kryeministri ai që nuk e di që në vitin 2022 nuk mund të arsyetohet me vendime të 2012-tës! Dhe as të dezinformoj: sepse KEDS është shitur per 26 milion dhe 300 milion investime. Janë 300 milionë investime. Sa investime solli kryeministri për sa kohë që është në krye të shtetit?

Albin Kriza flet e mendon veten si Robin Hudi. Flet për barazi, dhe mungesën e politikave e zëvendëson me plaçkitje të qytetarëve, luftë sektorit privat dhe kontroll të publikes.
Por harron se Kosova nuk është Mali Shervud!

Kosova është shtet i qytetarëve të saj!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit