Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së kësaj partie në Ferizaj.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dëshmuar me punë dhe përkushtim se si ndërtohet një qytet modern, duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete që e bëjnë Ferizajn model për të gjithë Kosovën.
“Ndërkohë, kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson fuqinë e ndryshimit dhe progresit në nivel kombëtar. Me vizionin dhe vendosmërinë e tij, Kosova mund të përballet me çdo sfidë dhe të ecë përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur”, ka shkruar ajo.