“Lidershipi politik i grave nuk është rrezik për politikën, por forcë për ta bërë atë më të drejtë, më të ndershme dhe më afër qytetarëve”. Kështu ka vlerësuar kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili.
Ajo ka thënë se sa janë të rëndësishme gratë në garën politike, po aq të rëndësishme janë gratë votuese.
“Lidershipi politik i grave nuk është rrezik për politikën, por forcë për ta bërë atë më të drejtë, më të ndershme dhe më afër qytetarëve. Sa janë të rëndësishme gratë në garën politike po aq të rëndësishme janë gratë votuese. #besaismaili60”, ka thënë Besa Ismaili.






