Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u ka premtuar banorëve të Hajvalisë stacion policor, qasje në unazën e jashtme të Prishtinës dhe çerdhe publike.
Kështu ka bërë të ditur kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, e cila ka thënë se Bedri Hamza e mban fjalën.
“Hajvalia që ka një rritje të shpejtë urbane në vitet e fundit, ka nevojë për më shumë siguri, zhvillim ekonomik, qasje në infrastrukturën e re rrugore, çerdhe publike. Kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, u premtoi stacion policor, qasje në unazën e jashtme të Prishtinës dhe çerdhe publike. Bedri Hamza e mban fjalën!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
#PDK131
#besaismaili41