Kandidatja për deputete e PDK, Besa Ismaili, ka kaluar pasditen e sotme në një tubim elektoral te Kulla e Kadriut, në veri të Mitrovicës, raporton Scanner.
“Historia e veriut është dëshmi e dhimbshme, por edhe një motiv për të vazhduar rrugën me guxim e përkushtim drejt një të ardhme më të mirë”, u ka thënë Ismaili, qytetarëve të kësaj pjese.
Postimi i plotë:
Një pasditë mes emocionesh dhe kujtimesh në tubimin elektoral te Kulla e Kadriut, në veri të Mitrovicës
Sonte, fjalimi im nuk ishte thjesht politik – ishte një rrëfim zemre, një kujtim për shokët dhe shoqet e gjeneratës që sot nuk janë më me ne. Kujtova ata që luftuan, ëndërruan dhe u sakrifikuan për këtë tokë. Lavdërova qendresen e Ali & Kadri Kadriut që i dolën zot kësaj pjese përkundrejt çdo çmimi.
Përmenda rendësinë e angazhimit politik rreth programit të Bedri Hamzës për Kosovën #MaMirë.
Historia e veriut është dëshmi e dhimbshme, por edhe një motiv për të vazhduar rrugën me guxim e përkushtim drejt një të ardhme më të mirë.
Në këtë tubim, ndjeva peshën e përgjegjësisë dhe fuqinë e bashkimit.
Së bashku, me kujtesën e fortë dhe synimin e qartë, do të ecim përpara drejt fitores së PDK-së më 9 shkurt.
#PDK131
#bedrihamzakryeminister
#besaismaili41