Home Lajme Botë Bërtiti “Allahu Akbar”, policia franceze qëllon gruan në trenin e Parisit

Bërtiti “Allahu Akbar”, policia franceze qëllon gruan në trenin e Parisit

0
Bërtiti “Allahu Akbar”, policia franceze qëllon gruan në trenin e Parisit

Policia e Parisit qëlloi dhe plagosi rëndë një grua të veshur me hixhab, e cila po sillej në mënyrë kërcënuese dhe bërtiste “Allahu Akbar” dhe “Të gjithë do të vdisni” në një stacion metro të martën në mëngjes, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez. raporton Reuters.

Policia u telefonua pasi dy pasagjerë raportuan rreth orës 07:30 se një grua e veshur me hixhab po kërcënonte në një tren në Val-de-Marne, tha në një konferencë shtypi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez.

Sipas komisarit të policisë, ajo u gjet më pas nga policia në stacionin e Bibliotekës François Mitterrand në Paris, e cila u evakuua shpejt.

Oficerët e policisë “i kërkuan të ulej në tokë”, sqaroi Nuñez, por gruaja u ngrit dhe “u nis drejt policëve”. Ata i kërkuan asaj që të mos lëvizte dhe të tregonte duart për të kontrolluar se nuk kishte armë, por – sipas raportimeve – ajo “refuzoi të respektonte”.

Dy oficerë policie më pas qëlluan tetë herë, tha prokurori publik. Gruaja është plagosur rëndë në bark dhe është dërguar në spital. Policia thotë se plagët e saj janë të rrezikshme për jetën.

Exit mobile version