Presidenca zvicerane në një komunikatë për media ka njoftuar për takimin që ka pasur sot presidenti zviceran, Alen Berset me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim të tyre është biseduar për situatën në veri të vendit dhe për dialogun e lehtëuar nga Bashkimi Evropian për normalizim raportesh Kosovë-Serbi.
Presidenti theksoi mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë.
„ Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe“,thuhet në komunikatë.