Bersant Celina është transferuar te klubi suedez AIK-u ku fillimisht u huazua në vjeshtë.
“AIK-u është dakorduar me klubin francez K.F. Dijon për transferimin e përhershëm të Bersant Celinës i cili ishte i huazuar te AIK-u në vjeshtën e vitit 2023, ku luajti në nëntë ndeshje garuese”, thuhet në komunikatën e këtij klubi.
“Marrëveshja midis palëve zgjatet deri më 31 gusht të vitit 2026”.
Klubi më tej u shpreh i lumtur që Celina ka zgjedhur ta zgjasë kontratën me ta dhe folën për potencialin e madh të tij.
Ndërkaq edhe vetë përfaqësuesi i Kosovës ka thënë që ndihet për mrekulli që mund të qëndrojë te AIK-u.
“Jam më i motivuar se kurrë për t’ua dëshmuar të tjerëve se sa i mirë mund të jem”, ka thënë Celina.