Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani deklaroi se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.
“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Kurse pika tjetër e Jarinjës vazhdon të jetë e mbyllur”, theksoi Elshani.
Ndryshe dy pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Jarinja ishin mbyllur, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.