Bernardo Silva mesfushori i Manchester Cityt, është objektivi i madh i Barcelonës, pas largimit të Ousmane Dembeles drejt Paris Saint-Germainit.
Trajneri Xavi Hernandez e ka kërkuar në veçanti Silvan, pasi mendon se është lojtari i vetëm që mund ta zëvendësojë francezin.
Për këtë, klubi i Barcelonës është duke punuar për një strategji për të ndërmarrë një transferim të komplikuar.
Duke pasur parasysh largimin e Ousmane Dembeles në Paris Saint-Germain, klubi i Barçës e ka të qartë se objektivi numër një Silva dhe ata po kërkojnë formulën e duhur për ta bindur Cityn që ta lërë futbollistin portugez, raporton Mundodeportivo.
Silva është i hapur për një kalim në Barcelonë, por mungon deri tani marrëveshja mes dy klubeve.
Në planin formal, synimi i Barçës është t’i propozojë Cityt një operacion të bazuar në huazim për një sezon, 2023-2024, por që lidhet me blerjen e detyrueshme të mesfushorit portugez më 1 korrik 2024.
D.m.th., tashmë në sezonin e ardhshëm në mënyrë që të mos ndikojë në atë aktual, por kjo i garanton Cityt se do të marrë një shumë të mirë për një lojtar që tani ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij.
Barça është e bindur se, me presionin e ushtruar nga Bernardo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes , dhe duke pasur parasysh se Pep Guardiola u angazhua ndaj tij vitin e kaluar për ta lënë të largohej nëse ai kërkonte dhe siguronte një shumë të mirë për ta shitur, operacioni mund të të kryhet me sukses.
Një tjetër skenar që mendon klubi është që, nëse City refuzon këtë formulë huazimi në sezonin e parë, ata duhet të bëjnë një blerje direkte në sezonin aktual.