Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Bernardo Silva dhe John Stones do të jenë të gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve, në udhëtim te RB Leipzig.
Qytetarët do të ballafaqohen sot me Leipzigun duke filluar nga ora 21:00, në “Red Bull Arena”.
Guardiola duke folur në një konferencë për shtyp, ka dhënë lajme të mira për Bernardon dhe Stones, të cilët kanë munguar që një kohë për Qytetarët.
Të dytë janë kthyer në stërvitje dhe do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Përndryshe, Silva u lëndua para dy jave në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Red Stare Belgrade.
Ai që nga atëheërë ka munguar në tri ndeshje të Cityt. Ndërsa Stones nuk është paraqitur që nga finalja e Community Shield ndaj Arsenalit në gusht.
“Ata ndjehen mirë, Bernardo më mirë se John”, theksoi Guardiola në konferencë për media.