Mesfushori kosovar, Bernard Berisha, është ritkhyer për të luajtur në Shqipëri, pas gati një dekade.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili tha se Berisha do të luaj te Dinamo City.
Sadiku tha se Berisha ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Dinamo Cityn, me mundësi vazhdimi, transmeton Klanksoova.tv.
Tutje, ai shkroi se Berisha është ritakuar me trajnerin më të suksesshëm shqiptar Ilir Daja, me të cilin ka punuar te Skënderbeu, duke luajtur edhe në Europa League.