14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Bërnabiq thotë se “tërheqjet e njohjeve” të Kosovës janë suksesi më i madh i qeverisë në Serbi

- Advertisement -

Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se suksesi më i madh i qeverisë aktuale të Serbisë është se “që nga viti 2012, 28 shtete kanë tërhequr njohjen” e Kosovës.

Bërnabiq duke folur në seancën e Kuvendit të Serbisë të hënën, tha se “deri në vitin 2012 çdo gjë ishte e humbur sa i përket Kosovës e M.”.

Tha se qeveria e Serbisë në vitin 2001 “kishte liruar më shumë se 1800 terroristë shqiptarë, e në vitin 2004, kur ndodhi një pogrom i popullit serb në Kosovë, autoritetet në Beograd heshtën”.

“Pastaj në vitin 2008, shpallja e pavarësisë nga një grup njerëzish në Prishtinë, ku qeveria jonë doli me një komunikatë për media. Pastaj në vitin 2010, kur bisedimet u transferuan nga Kombet e Bashkuara, ku kemi miq dhe partnerë që nuk e njohin të ashtuquajturën republikë të rreme të Kosovës, për në Bruksel e kështu me radhë”, tha Bërnabiq.

Kuvendi i Serbisë ka zhvilluar seancë ku Bërnabiq është propozuar për kryetare të Kuvendit. Seanca do të vazhdojë të martën. Përfaqësuesit e dy koalicioneve opozitare kanë qëndruar në sallë duke mbajtur në duar figura të Oscarit dhe fotografinë e sindikalistit të arrestuar të ushtrisë Novica Antiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit