14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bërnabiq: Në Tiranë diskutuam edhe për Procesin e Berlinit

- Advertisement -

Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka deklaruar se në takimin informal të Tiranës kanë biseduar edhe për Procesin e Berlinit.

Pos tjerash ajo tha se është folur edhe për  inicitivat në kuadër të “Ballaknit të Hapur”.

Sapo po përfundoj vizitën time në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Për të biseduar, kishim dy tema, njëra sigurisht që është Ballkani i Hapur, por edhe samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nga Shqipëria në tetor të këtij viti”.

“Për momentin Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë samit dhe se çfarë mund të bëjmë shtesë pas samitit të fundit që ishte në Berlin. Diskutuam edhe për iniciativat që kemi në kuadër të Ballkanit të Hapur që janë mjaft komplementare me Samitin e Procesit të Berlinit”, tha Bërnabiq, ka raportuar Tanjug.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Greqi në kuadër të simpoziumin SYM.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit