Lajme

Bërnabiq: Falë Vuçiqit, në vend të “njohjes” kemi “normalizim marrëdhëniesh”

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pasur fjalë të mëdha për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke i lënë meritat atij që Propozimi Franko-Gjerman flet për normalizim marrëdhëniesh dhe jo për njohje reciproke.

Bërnabiq u shpreh sot se Serbia po paguante çmimin e saj për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por duke shtuar se nuk ia merrte mendja që Propozimi Evropian do të ishte i ndryshëm nëse do ta bënte një gjë të tillë.

Në një paraqitje televizive për TV Prva, znj. Bërnabiq, sulmoi edhe kundërshtarët e Vuçiqit derisa përkujtoi edhe kryeministrin e vrarë para 20 vitesh, Zoran Gjingjiq.

“Serbia sot është shtet shumë më i fortë në çdo formë, dhe ai rast tragjik dhe ajo vrasje na tregoi pasojat e krejt ngatërresave tona të brendshme…” – u shpreh ajo.

Kryeministrja foli edhe për Lëvizjen Popullore për Shtetin, formimin e të cilit e kishte njoftuar presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Tashmë kemi dërguar ftesa për njerëzit që duan të ndihmojnë…” tha ajo.