-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Berluskoni ka leukemi, sipas burimeve

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, është diagnostikuar me leukemi, tha të enjten një burim i afërt me këtë çështje.

Burimi e konfirmoi raportimin e gazetës së përditshme italiane, “Corriere della Sera”, raporton agjencia “Reuters”.

Politikani 86-vjeçar është duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “San Raffaele” të Milanos nga e mërkura, pasi u ballafaqua me probleme me frymëmarrjen.

Miliarderi italian, i cili ka bërë pasuri përmes medieve, është ballafaquar disa herë me shëndet të dobët viteve të fundit dhe doli nga i njëjti spital javën e kaluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit