Monza do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Silvio Berlusconit, AC Monza do të luajë sezonin tjetër në Serie A, pasi kanë mposhtur skuadrën e Pisa me rezultatin 3:4 në ndeshjen e dytë (4:6 rezultat i përgjithshëm).
Ndeshja e zhvilluar sonte duhej të vendosej me anë të vazhdimeve, pasi 90 minutat e para përfunduar 3:2 në favor të Pisa.
Në pjesën e vazhdimeve, Monza gjeti dy herë golin, për t’i dhënë fund të gjitha dilemave.
Golashënuesit në këtë ndeshje për skuadrën e Monza ishin Machin, Gytkjaer (2x) dhe Marrone.
Për skuadrën e Pisa shënuan Mastinu, Hermannsson dhe Torregrosse.
Monza luajti për 16 minuta me 10 lojtarë, pasi Lamanna u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 104′.