28.4 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Bërlloku në Fushë Kosovë, Tërnava: Gjendja më e rëndë në Ballkan

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka folur për gjendjen e rënduar mjedisore dhe mungesën e kushteve elementare në komunë. 

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se qytetarët po përballen me probleme të mëdha si mungesa e ujit dhe kanalizimit, grumbullimi i mbeturinave dhe qentë endacakë.

“Qytetarët sot janë në gjendje të mjerueshme pa gjërat elementare, pa ujë, pa kanalizim. Bërlloku ka mbuluar, fëmijët nuk guxojnë me lëviz në gjys të ditës, duhet prindi me dal me i marrë për shkak të qenve endacakë dhe bërllokut që ka aty. Këto gjëra më kanë shty që dikush duhet me dal edhe me ju thënë stop”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv. 

Sipas Tërnavës, situata në Fushë Kosovë është ndër më të rëndat në rajon.

“Gjendja më e rëndë në Ballkan mundem me thënë që është në Fushë Kosovë”, tha Tërnava

Të ngjashme

Të fundit