3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Berlini fajëson Serbinë se nxiti tensionet në veri: Të papranueshme sugjerimet për kthimin e trupave serbe në Kosovë

- Advertisement -

 

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me serbët lokalë që kanë bllokuar rrugët, ndërkohë s’kanë munguar as sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Baerbock ka thënë se Kosova duke vendosur për shtyrje të zgjedhjeve ka kontribuar në reduktimin e tensioneve, ndërkohë ka fajësuar Serbinë dhe Vuçiqin se me retorikën e tyre kanë bërë të kundërtën.

Ajo thotë se është plotësisht e papranushme retorika e Aleksander Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë për dërgimin e trupave ushtarake serbe në Kosovë.

Edhe sulmet ndaj EULEX-it thotë se janë të papranueshme gjithashtu. Në fund ajo ka thënë se përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit