3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Berjani kundër propozimit të Abdixhikut, kërkon prej Kurtit të tërhiqet nga vendimi për naftëtarët

- Advertisement -

Kreu i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se propozimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të ulet akciza për naftën dhe TVSH-ja është gabim.

Berjani thotë se akciza nuk duhet të preket dhe se vendimi i vetëm është që Qeveria të tërhiqet na vendimi për fitim të naftëtarëve.

“Akciza nuk do të lëvizë pasi buxheti është parashikuar. Kjo është gabim. Në opozitë duhet të flasësh. Edhe unë jam i partisë së tij por kjo që është folur është gabim pasi buxheti është parashikuar me këto të hyra. As TVSH nuk guxon të lëvizë”, thotë ai.

“Ne lusim kryeministrin Kurti të tërheqë këtë vendim. Marzha e fitimit është shumë e vogël dhe naftëtarët nuk do të kenë para as të paguajnë punëtorët. Ka kompani që janë në krizë dhe me nuk mund t’ia dalin me këtë vendim. Kërkojmë që së paku vendimi të prolongohet”, shton Berjani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit