![Berishaj i del në mbrojtje Gërvallës: Raportimet se u përplas me Escobarin, trillime Berishaj i del në mbrojtje Gërvallës: Raportimet se u përplas me Escobarin, trillime](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/292044265_572661674571449_2840366149565131759_n-600x360-1.jpg)
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas raportimeve të mediave në Kosovë rreth deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut, se BE-ja nuk është e aftë për të ofruar siguri dhe se pa ShBA-në e NATO-n, është “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.
Berishaj ka shkruar se raportimet për përplasjen e Gërvallës me emisarin amerikan Escobar rreth kësaj deklarate, janë trillime.
Madje Berishaj ka publikuar një link të një mediumi kroat, ku sipas tij mund të lexohet “e vërteta”.
“Trillimi i rradhës apo vegëza si këndellje!
Për ata që e kuptojnë gjuhën kroate e në veçanti për ata, të cilëve iu intereson e vërteta. Pa efekt për ata të mjaftohen me trillimet e radhës në gjuhën shqipe, te cilat i ofrohen lexuesit rreth “perplasjes” joekzistente të ministres znj Gërvalla me z. Escobar në Forum të Dubrovnikut (ku si duket nuk ka marrë pjesë asnjë gazetar as nga Kosova e as nga Shqipëria!)”, ka shkruar ai.