Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, siç duket po tenton që me punë të përditshme e të zakonshme t’i ikë përfoljes së skandalit të tij të raportuar në media.
Ai është takuar me kryediplomatin kroat, Goran Grliq Radman, shkruan lajmi.
Për këtë, ka njoftuar faqja e ambasadës së Kosovës në Kroaci.
E këtë postim e ka shpërndarë edhe vet Berishaj, duke thënë se Kroacia është dhe mbetet shtet e komb mik i Kosovës.
“Për Kosovën dhe rrugëtimin e saj në integrime evropiane dhe evroatlantike, Kroacia, është dhe mbetet, shtet mik dhe komb mik!”, ka thënë Berishaj.
Mirëpo, Berishaj nuk është deklaruar më për skandalin e madh ku raportohet të jetë përfshirë ai.
Madje, ndonëse presidentja Osmani e kishte paralajmëruar se do ta thërras në raportim, në këtë aspekt nuk ka pasur më asnjë zhvillim.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5367414803319038&id=100001517151775