Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtari i LDK-së, Anton Berisha ka bërë një krahasim mes Albin Kurtit në opozitë dhe atij në pushtet.
Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se politika e Albin Kurtit në opozitë ishte mohimi i çdo të arriture dhe pengimi i proceseve.
“Politika e Albin Kurtit në opozitë ishte mohimi i çdo të arriture dhe pengimi i proceseve duke u thirr në shqiptarizëm, në qëndrueshmërinë dhe nderin kombëtar që me Serbinë as që duhet të dialogohet përderisa ajo nuk kërkon falje dhe nuk përmbush kushtet që i rendiste në letër e ligjërime, por duhej realizuar projekti i madh i bashkimit kombëtar”, ka shkruar ai.
“Krejt në fund, ZAJEDNICA kalon e NJOHJA nuk kalon!”, shton Berisha.
Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:
Politika e Albin Kurtit në opozitë ishte mohimi i çdo të arriture dhe pengimi i proceseve duke u thirrë në shqiptarizëm, në qëndrueshmerinë dhe nderin kombëtar që me Serbinë as që duhet të dialogohet përderisa ajo nuk kërkon falje dhe nuk përmbush kushtet që i rendiste në letër e ligjërime, por duhej realizuar projekti i madh i bashkimit kombëtar.
Politika e Albin Kurtit kryeminister është mosnjohja nga asnjë shtet, degradim deri në acarim të raporteve me SHBA dhe BE, asnjë kusht i plotësuar nga Serbia, forcim i Serbisë brenda territorit tonë verior, proces dialogues në të cilin Serbia për herë të parë delë si palë bashkëpunuese dhe në krahë të SHBA përderisa qeveritarët e Kosovës nuk iu mundësohen vizitat në SHBA.
Krejt në fund, ZAJEDNICA kalon e NJOHJA nuk kalon!